E mitura nga Prishtina është e detyruar t’i jap para një personi që mos t’ia publikojë videot intime

E mitura nga Prishtina është e detyruar t’i jap para një personi që mos t’ia publikojë videot intime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një dëshimtar ka njoftuar se mbesës së tij po i kërkohet para në mënyrë që mos t’i publikohen videot intime, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se mbesës së tij, e mitura femër kosovar,  në vazhdimësi nga  i dyshuari  i mitur mashkull kosovar, është detyruar që ti jep para, që i dyshuari mos të publikoj video intime të viktimës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Related Articles