E mitura tenton të ikë nga Kosova me shtetasin e Shqipërisë, kapen në Burrel

E mitura tenton të ikë nga Kosova me shtetasin e Shqipërisë, kapen në Burrel

Është rritur numri i rasteve të dhunës seksuale, ku viktima janë vajzat e mitura. Këto të fundit shpesh herë largohen nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve të tyre dhe shkojnë të bashkëjetojnë me persona të moshës madhore, me të cilët krijojnë kontakte intime.

Kështu ka vepruar edhe një vajzë e mitur nga Fushë Kosova, e cila mëngjesin e djeshëm ishte larguar nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më.

Sinjali mëson se kjo ka alarmuar prindërit të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi nuk dinin asgjë për vendndodhjen e të miturës.

Bazuar në dëshminë e babait, vajza dyshohej se ishte në lidhje dashurie me një shtetas të Shqipërisë dhe kishte dyshime se mund të jetë larguar me të.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme, me ç’rast është arritur që dy të dyshuarit të ndalohen në Burrel dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Bashkësia jashtmartesore me personin nën moshën 16-vjeç’.

Related Articles