E mitura u mbyll në një banesë në Kaçanik, dyshohet se u dhunua seksualisht

E mitura u mbyll në një banesë në Kaçanik, dyshohet se u dhunua seksualisht

Një e mitur e ka njoftuar policinë se është mbyllur nga një person në një banesë në Kaçanik.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik  09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Related Articles