Mërgimtari mitrovicas Arben Doroci- Beni ka dhuruar donacion në vlerë prej 900 eurosh për 30 familje në nevojë në Islamic Relief Kosova, raporton Gazeta Enigma.
Koordinatori i kësaj organizate në Mitrovicë, Liridon Kurti ka falënderuar publikisht mërgimtarin duke uruar që Zoti ta shpërblejë atë dhe familjen e tij dhe t’i jep shëndet e bereqet.
“Aksioni për grumbullimin e të hollave për pako ushqimore dhe iftare tashmë ka filluar dhe mund të kontribuoni secili prej jush.”, ka shkruar Kurti.