E njihni këtë person? Njoftoni policinë

E njihni këtë person? Njoftoni policinë

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Bëhet e ditur se e dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin prill 2024.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim të policisë.

Related Articles