Paris Saint-Germain arriti të fitonte me shumë vështirësi ndaj Nicës në Ligue 1 para pak çasteve, por një rast i humbur nga Kylian Mbappe nga afërsia ishte thjesht i pabesueshëm për t’u parë nga ai.
Një gol i Lionel Messit në pjesën e parë dhe një Sergio Ramos në të dytën, bëri që PSG-ja të kthehej në rrugën e fitoreve, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara në kampionatin francez.
Teksa rezultati i takimit ishte 2:0 dhe po shkonte drejt fishkëllimës së fundit nga gjyqtari i takimit, Messi pranoi një top duke bërë lëvizje të bukur në zonë, që më pastaj pasoi te Mbappe, i cili nga afër gjashtë metra pa pengesën e portierit çoi topin shumë mbi portë dhe hupi mundësinë për ta ndërprerë serinë negative pa gola.
Në tri ndeshjet e fundit në Ligue 1, Mbappe ka dështuar ta gjejë golin për Paris Saint-Germain, por sulmuesi francez në 26 paraqitje këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka bërë tre asistime, duke qenë në krye të listës së golashënuesve së bashku me Jonathan David të Lilles.