Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Ato janë takuar në Zvicër, ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.
E para e shtetit ka ndarë një fotografi në rrjetin e saj social në Facebook, nga takimi me Metsola-n.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës, në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer” – ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma