Ish-kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini kanë shkuar sot në familjen e të ndjerës, Liridona Ademaj, për t’i shprehur ngushëllime babait të saj, Hajdar Ademajt.
Haradinaj tha se lehtësimi për një ngjarje të tillë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të drejtësisë.
“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë. Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë”.
Haradinaj shtoi se forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërinë tonë.