“E papranueshme ndërhyrja me polici në ndërmarrje private”, thotë Rukiq

“E papranueshme ndërhyrja me polici në ndërmarrje private”, thotë Rukiq

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas ndërhyrjes së Policisë në objektin e “AgroKosova Holding”, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai me këtë rast ka thënë se ndërhyrja me polici, në një ndërmarrje private, tregon shumë për klimën e investimeve të huaja në Kosovë.

“Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ, për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Përplasje e ashpër, AKP-ja dhe Policia ndërhynë në zyret e “AgroKosova Holding” (VIDEO)

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”, ku kanë hasur në rezistencë nga ndërmarrja “Agrokosova Holding”, të cilët kanë kundërshtuar që ta lirojnë objektin.

Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles