Kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Majlinda bëri një gabim të papritur kardinal në duelin e saj të parë, që i kushtoi me eliminim. Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.
Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike, pas atij të para 4 vitesh në Rio de Janeiro.
Pritjet e opinionit të gjërë ishin shumë më të mëdha, që së paku Majlinda të fitonte njërën nga medaljet, në mos atë të artë, por nuk arriti ta administroj si duhet duelin në finish, që i kushtoi me waz-ari, për t’u eliminuar e përshëndetur me Olimpiadën Tokyo 2020, shkruan Gazeta Enigma.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Driton Kuka, i cili e ka ngushëlluar Majlindën, duke ia potencuar sfidat nëpër të cilat ka kaluar dhe lëndimet e pësuara që e kanë përcjellë në vazhdimësi, e të cilat tha se “kanë qenë arsyeja kryesore që të kanë munduar ty fizikisht e mua shpirtërisht”, ndërsa e ka inkurajuar të mbajë kokën lartë, duke potencuar se ajo (Majlinda) mbetet sinonim i krenarisë së tij dhe mbarë popullit të Kosovës e më gjërë, shkruan Gazeta Enigma.