Një incident mjaft i pazakontë i ka ndodhur Wayne Rooneyt. Ish-lojtari i Manchester United e la makinën e tij Land Rover në mes të një rruge të mbyllur për treg Krishtlindjesh në Prestbury, Macclesfield.
Kur shkoi për ta marrë zbuloi hakmarrjen e tregtarëve, të cilët e kishin mbushur makinën me vizatime dhe fjalë ofenduese. Fakti që Rooney nuk u mendua dy herë që ta parkonte makinën e tij në një zonë tjetër, natyrisht, i zemëroi banorët.
Dhe të mendosh se gjatë rrugës ishin vendosur njoftime dhe tabela të shumta për të ndaluar parkimin e automjeteve dhe për t’i lënë hapësirë tregut të Krishtlindjeve dhe tezgave, por jo vetëm.
Sipas raportimeve të The Sun, ish-futbollisti ka refuzuar kategorikisht ta lëvizë automjetin e tij edhe pas kërkesës së organizatorëve të këtij tregu.
Si përgjigje injoruese ka zgjedhur të shkojë në lokalin aty pranë, vetëm 50 metra larg.
Një injorim që nuk është marrë aspak mirë nga banorët e zonës, të cilët janë hakmarrë në dëm të makinës.
Përveç vizatimeve seksuale dhe sharjeve, makina e Rooney u qëllua me portokallinj të kalbur.
Një dyqanxhi, gjithashtu vari një tabelë me fjalët ‘nuk parkohet’ në njërën nga fshirëset e xhamit.