Një personi në Skenderaj i është vjedhur vetura me targa vendore e tipit BMW, të cilën ai e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku është shtuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMW me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar PK’ja