Bregdeti Volos i Greqisë është mbuluar nga mijëra peshq të ngordhur.
Pamjet e peshqëve të ngordhur janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.
Sipas ekspertëve, peshqit e ngordhur u takonin ujërave të ëmbël.
Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe kanë dështuar të përshtaten me ujin e kripur të detit.
Pasi pamjet u shpërndanë gjithandej, prokuroria ka nisur një hetim lidhur me incidentin për të përcaktuar ndotjen e ujit të detit në rajon dhe shkakun e ngordhjes së peshqve. /Gazeta Enigma
Fotografi të peshqëve të ngordhur: