Në shkollën “Bedri Pejani”, një 18-të vjeçare nuk po mund t’i vijojë mësimet.
Kjo pasi ajo është përjashtuar nga shkolla për shkak të mbulesës.
Drejtori i kësaj shkolle ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje, pasi ata kanë kërkuar që të marrin një qëndrim nga Ministria e Arsimit për rastin e 18-vjeçares.
Lidhur me këtë gjendje, deputetja e Vetëvendosejes, Labinotë Demi-Murtezi, fajin po ia hedhë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton Tëvë1, transmeton Gazeta Enigma.
“Barra kryesore bije mbi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise, me respektivisht mbi Ministren e Arsimit e cila nuk po merr mundin ta plotësoj këtë udhëzim administrativ me fjalinë e vetme që mbulesa nuk është uniforme fetare pa prekur pikat tjera të udhëzimit pasi udhëzimi është i gjerë përfshin edhe gjera tjera, keqkuptimi është se mbulesa nuk është uniformë fetare”, tha Demi-Murtezi.
Demi thotë se i kishte kërkuar bashkëpartiakes së saj ta ndryshojë këtë udhëzim, por ende s’ka asnjë veprim konkret.
“Po disa herë kemi diskutuar me Ministren përgjigja e saj ka qenë se do të angazhohet personalisht që të mos mbetet asnjë vajzë pa shkollim çka ka dashtë me thënë më këtë personalisht ende nuk e kam kuptuar ne kemi rekomanduar do të ishte kjo, shpresoj shumë që ministrja të reflektoi pas këtij incidentit të fundit”, tha deputetja.
Prokuroria Themelore të hënë bëri të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast, por drejtori i shkollës, Musa Nikqi, ka deklaruar se ende nuk është intervistuar. /Gazeta Enigma