E quajti bukuroshe dhe e ftoi në takim, kjo është përgjigja e deputetës për Mentor Shalën

E quajti bukuroshe dhe e ftoi në takim, kjo është përgjigja e deputetës për Mentor Shalën

Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala ditë më parë reagoi pasi deputetja e listës ‘Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, në një intervistë kishte folur për RTK-në dhe kishte përmendur edhe atë.

Shala në reagimi e tij ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga intervista e quajti “bukuroshe”, deputeten dhe deklaroi se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të.

E madje ai arriti deri aty sa e ftoi për darkë ose për drekë, Kica – Xhelilin dhe madje i fton edhe siç u quan ai “shoqet e saj” të RTK-së.

Për herë të parë ndaj deklaratës së Shalës ka reaguar deputetja Doarsa Kica – Xhelili e cila ka thënë se ajo është e gatshme të dalë në debate publike, por edhe private kur ato kërkohen në mënyrë të denjtë kur dikush ka kundër diç për të argumentuar kundër saj.

“Ekziston një arsye pse unë nuk kam reagu. Ditën kur e kam lexu reagimin për mua nuk ka qenë as i rëndësishëm. Pse? Për mua personalisht kush, si flet e kush çka poston në asnjë rrethanë mua nuk ma ndikon mendimin tim të lirë dhe të drejtë për çështje kaq esenciale. Në qoftëse dikush ka diçka për të kundër argumentu për ato që i them unë, unë jam e gatshme me dalë në debate publike edhe në debate private kur ato kërkohen në mënyrë të denjtë”, ka thënë Kica-Xhelili në Komisionin për Media.

Related Articles