E quajti Zelenskyn “diktator”, Trump: Nuk mund ta besoj se doja ta thoja këtë

E quajti Zelenskyn “diktator”, Trump: Nuk mund ta besoj se doja ta thoja këtë

Një deklaratë tejet shokuese e ka bërë Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kur u pyet për deklaratën e para disa ditëve drejtuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, të cilin e quajti “diktator” edhe me përkrahje minimale në vend të vet.

“A kam thënë? Nuk mund ta besoj se do ta thoja këtë”, ka thënë Donald Trump, siç e citoi BBC.

Trump është duke mbajtur konferencë shtypi me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Kujtojmë se pas deklaratës së presidentit Trump, ku e quajti Zelenskyn diktator, kanë reaguar shumë liderë politikë nga mbarë bota, e disa prej tyre edhe i kanë dalë në mbështetje Zelenskyt.

Related Articles