E rëndë: 54-vjeçarja në Skenderaj tenton të vetëvritet, konsumon detergjent

E rëndë: 54-vjeçarja në Skenderaj tenton të vetëvritet, konsumon detergjent

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë bërë me dije se 54-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte konsumuar preparate kimike që shërbejnë për pastrim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar viktimën dhe dëshmitarin i cili e dërgoi atë në spital.

Nuk dihen motivet që kanë shtyrë viktimën që të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Related Articles