E rëndë: Hidhet nga kati i pestë i banesës një grua në Tiranë

E rëndë: Hidhet nga kati i pestë i banesës një grua në Tiranë

Një 45-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i banesës së saj në Tiranë, bën me dije Policia.

Siç raportojnë mediat nga Shqipëria, dyshohet se gruaja është vetëhedhur duke marrë lëndime të rënda. Ajo është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Tiranës.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.

Related Articles