Një rast i rëndë ka ndodhur në komunën e Deçanit. Punëtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena“, Xhavit Alaj është goditur për vdekje nga vetura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kolegu i punës pa dashje e ka goditur Alajn për vdekje. Për vdekjen e punëtorit, ka reaguar edhe kryetar i Deçanit.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen aksidentale të punëtorit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena“, Xhavit Alaj.
Shprehim ngushëllime familjes Alaj, miqve dhe gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve të NPL “Higjiena” në Deçan!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të” shkruan Ramosaj në njoftim.