Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten pasdite në Gjakovë, ku një grua u gjet e vdekur në banesën e saj në rrugën Aleksandër Moisiu. Rasti tashmë është iniciuar nga Policia Rajonale
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 77-vjeçare, Sabahate Maliqi.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i vdekjes’.