Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Podujevë, ku një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj 14-vjeçare.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht të bijën, për motive akoma të panjohura.
Posa rasti u denoncua në Polici, nëna e dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa nuk ka pranuar që vajzën ta marrë në shtëpi.
E mitura është dërguar në strehimore, ndërsa ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.