E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Gjilan

E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Gjilan

Një burrë 53-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Luma” në Gjilan.

Raportohet se viktima, u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij rreth orës 08:00.

Policia, forenzika dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes dhe konstatuan vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti po hetohet.

Related Articles