E rëndë, Prishtinë: Dyshohet se një person është hedhur nga ndërtesa

E rëndë, Prishtinë: Dyshohet se një person është hedhur nga ndërtesa

Para pak minutash, një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen e Spitalit në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”.

Dyshohet se një person është hedhur nga një ndërtesë banimi, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente – përfshirë autoambulancën, Policia e Kosovës, si dhe Forenzika të cilët janë duke e hetuar rastin.

VIDEO:

Related Articles