Organet disiplinore të shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA ka ndëshkuar 11 klube europiane, në mesin e tyre edhe CFR Cluj – aty ku luan futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi.
Ashtu siç raporton faqja zyrtare, klubit rumun dhe atij kroat Osijek u janë shqiptua dënimet me dy vjet jashtë garave të UEFA-s, për shkak të mos pagesave të faturave të detyruara.
Ky dënim mund të ndryshojë nëse ata paguajnë të gjitha faturat e detyruara dhe deri në një njoftim të ardhshëm nga UEFA.
Përveç kësaj, Cluj ka pranuar edhe një dënim tjetër me para. Ata janë dënuar nga UEFA me një shifër prej 250 mijë euro, pothuajse aq sa kushtoi transferimi i Ermal Krasniqit nga Ballkani i Superligës së Kosovës.