E rëndë: Vetura në Vlorë kaplohet nga zjarri, gjendet i djegur një person

E rëndë: Vetura në Vlorë kaplohet nga zjarri, gjendet i djegur një person

Një veturë është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, ku brenda saj është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht zjarrfikësit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është djegur plotësisht.

Bëhet e ditur se si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Related Articles