Të paktën 16 fëmijë ukrainas janë vrarë për shkak të luftës së Vladimir Putinit, ka deklaruar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Siç raporton mediumi “Standard.co.uk”, disa anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë ndërsa forcat ruse vazhdojnë pushtimin brutal të Ukrainës.
Është raportuar se familja, duke përfshirë një foshnjë të vogël dhe një gjashtëvjeçare, u qëlluan ndërsa përpiqeshin të iknin nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, vijon raportimi i Standard.co.uk.
Familja u shua gjatë kohës kur po përpiqeshin të largoheshin nga pushtimi.