E rrah gruan, arrestohet një burrë në Prishtinë

E rrah gruan, arrestohet një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Rastin në Polici e ka raportuar viktima e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore pasi ndihet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles