Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Dragovac i Istogut, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike.
Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka dhënë dëshminë e saj në stacion policor, ku ka treguar se si burri i saj e ka sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
I dyshuari ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë lidhur me rastin për të cilin dyshohet. Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.