Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku një grua ka përfunduar në spital pasi është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
Sipas informatave të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Hoxhë Kadri” në Prishtinë, ku Sh.A. (43 vjeç) ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, B.B.
Viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore pas sulmit, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke u shpallur në kërkim nga Policia.
Pas disa orësh ndjekjeje, më 17 tetor 2025 rreth orës 05:45, i dyshuari është arrestuar nga njësitë policore dhe është intervistuar nga Njësia e Hetimeve të Dhunës në Familje.
Pas konsultimit me prokuroren kujdestare të Departamentit të Dhunës në Familje, është urdhëruar që B. B të dërgohet në mbajtje.
Prokuroria ka iniciuar rastin penal për “Dhunë në Familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.