E shqelmoi macen e tij, sot iu shqiptua dënimi Kurt Zoumas

E shqelmoi macen e tij, sot iu shqiptua dënimi Kurt Zoumas

Futbollisti Kurt Zouma është dënuar me 180 orë shërbim në komunitet dhe i është ndalur mbajtja e maceve për pesë vjet pasi e kishte shqelmuar dhe i kishte dhënë shuplaka macës së tij.

Futbollisti i West Hamit ishte filmuar nga vëllai i tij, Yoan Zouma, i cili e kishte xhiruar vëllain teksa po e keqtrajtonte macen e tij.

27 vjeçari ishte dëgjuar duke qeshur dhe duke thënë: “Ju betohem se do ta vras”.

Ai e pranoi fajin në gjykatë në Londër javën e kaluar për abuzim ndaj kafshës, njoftojnë mediat britanike.

Vëllai i tij, Yoan, 24 vjeç, e kishte filmuar sulmin e Zoumas dhe i kishte dërguar vajzës me të cilën ishte në lidhje në atë kohë.

Por, ajo ishte shokuar dhe pas një kohë e kishte paraqitur rastin në polici.

Zouma për këtë veprim e ka humbur sponsorin Adidas dhe është gjobitur me 250 mijë funte, ndërsa e humbi edhe vendin në Kombëtaren e Francës pasi plasi ky skandal.

Related Articles