Të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.