E tmerrshme: Ekzekutohen publikisht 30 gjimnazistë në Korenë e Veriut, shikonin filma dhe seriale të huaja

E tmerrshme: Ekzekutohen publikisht 30 gjimnazistë në Korenë e Veriut, shikonin filma dhe seriale të huaja

Një ngjarje masakër duket se ka ndodhur në Korenë e Veriut, me mediat koreano-jugore që bëjnë me dije se javën e kaluar janë ekzekutuar publikisht 30 adoleshentë në shkollën e mesme.

“Chosun TV” dhe “Korea JoongAng Daily” raportojnë se gjimnazistët janë ekzekutuar sepse kishin parë filma dhe seriale të huaja, të cilat ruajtur në disqet USB të dërguar përtej kufirit nga dezertorët koreano-veriorë.

Një zyrtar anonim nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut i tha “Korea JoongAng Daily” se është e njohur gjerësisht se autoritetet e Koresë së Veriut kontrollojnë rreptësishtë dhe ndëshkojnë ashpër banorët bazuar në tre ligjet “e liga”.

Një nga këto ligje është Ligji për Refuzimin e Ideologjisë dhe Kulturës Reaksionare, i cili ndalon shpërndarjen e mediave nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia.

Është e paqartë nëse këto kufizime vlejnë edhe për të huajt, siç janë nxënësit rusë që planifikojnë të ndjekin kampet verore në Korenë e Veriut.

Ky nuk është incidenti i parë i ekzekutimeve për konsumim të përmbajtjes së Koresë së Jugut. Siç është raportuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, një burrë në provincën Kangwon u ekzekutua për shitjen e përmbajtjes dixhitale të Koresë së Jugut.

Related Articles