Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua në një motel në Ferizaj, të mërkurën.
E.A kishte dalë nga shtëpia e saj në fshatin Pojatë, për të kryer shëtitje në qytet dhe nuk ishe kthyer më, atë natë.
17-vjeçaren me të meta mendore dyshohet se dikush e grabiti me veturë duke e shfrytëzuar më pas për përfitime seksuale.
Këto fjalë për televizionin i konfirmoi edhe nëna e të miturës, që vet e raportoi rastin në polici.
E njëjta pohoi se vajza e saj nuk e njeh të dyshuarin e as nuk ia di emrin, ngase e pa për herë të parë atë ditë.
Rastin po e heton policia.