E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se tentoi ta sulmojë me thikë fëmijën e saj 5-vjeçar

Një grua dyshohet se ka tentuar ta sulmojë me thikë djalin e saj 5-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje tronditëse lidhur me ngjarjen e cila dyshohet  se ka ndodhur në shtëpinë e familjes Gajtani.

Nëna 32-vjeçare dyshohet se ka tentuar ta godas me karrige fëmijën e saj 5-vjeçar, e më pas të njëjtit i është sulur ta sulmojë me thikë.

Gjithë ngjarjen e ka parë edhe gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Related Articles