Christian Eriksen bëri një rikthim të bujshëm në kombëtaren e Danimarkës, ku shënoi gol dy minuta pasi hyri në fushë në miqësoren e humbur me Holandën me shifrat 4-2.
Por jo gjithçka shkoi mirë për mesfushorin kur ai po jepte prononcimin pas përfundimit të ballafaqimit.
Në përfundim të sfidës, një person i panjohur e goditi me një monedhë në trup.
Shumë i shëmtuar si gjest, aq më tepër duke marrë në konsideratë se çfarë peripecish ka kaluar ish-lojtari i Interit.
Kujtojmë se Eriksen u rikthye te kombëtarja daneze që nga vera e vitit të kaluar kur pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian “Euro2020” kundër Finlandës.