Një shofer i një automjeti të tipit xhip, kishte tentuar t’i godasë dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, pasi këta të fundit kërkuan ndaljen e tij, pasi po bartte dru.
Sipas deklarimeve të tyre, i dyshuari ka refuzuar të ndalet dhe ka tentuar t’i godasë me automjetin e tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe për të është informuar prokurori përkatës.
Ndërkohë, njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.