Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Ed Sheeran është duke u izoluar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ylli i muzikës pop tha në një postim në faqen e tij në Instagram se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave.

Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”./Gazeta Enigma/

Related Articles