Edhe AAK-ja nuk pajtohet që të ndahen mjete nga Qeveria për energjinë e shpenzuar

Edhe AAK-ja nuk pajtohet që të ndahen mjete nga Qeveria për energjinë e shpenzuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se serbët në komunat veriore po shantazhojnë shtetin e Kosovës me mos pagesën e faturave të energjisë elektrike. AAK-ë vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk është dashur që të merr përsipër mbulimin e energjisë së shpenzuar.

“11 milionë euro është̈ shuma të cilën duhet ta paguajnë̈ shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona. Është e habitshme, që pas arritjes së pavarësimit energjetik, qeveria e Kosovës të bie në shantazh të serbëve të veriut. Me këtë, Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit” është thënë nga ky subjekt në një komunikatë për media e cila është lëshuar për media.

Related Articles