Edhe Abdixhiku nesër takohet me Escobarin

Edhe Abdixhiku nesër takohet me Escobarin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të ketë nesër darkë pune me emsiarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të mbahet sikurse me krerët tjerë opozitarë, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kujtojmë se Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje. /Gazeta Enigma/

Related Articles