“Edhe Banka Botërore e tha se Qeveria Kurti dështoi në ekonomi”

“Edhe Banka Botërore e tha se Qeveria Kurti dështoi në ekonomi”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se raporti i fundit nga Banka Qendrore paraqet dështimin e Qeverisë Kurti në ekonomi, raporton Gazeta Enigma.

“Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij Kosova po kalon në një krizë më të thellë se ajo pasluftës.

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”,ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Related Articles