Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku sonte në emisionin “Rubikon” ka folur në lidhje me zgjatjen e procesit në Hagë.
Ajo u shpreh se aq shumë ka zgjatur ky proces, sa sipas saj, edhe kryegjyqtari Charls Smith e kishte harruar datën e nisjes së tij,
“Prilli i vitit 2025 është folur në gjykatoren e Speciales qysh para një viti, se do të jetë fundi i këtij procesi. Madje, kanë qenë këshillat e vet kryetares së gjykatës, Ekaterina Trendafilova që të hiqen dëshmitarët që potencialisht dëshmojnë për fakte apo ngjarje të natyrës së njëjtë dhe prej 4 prillit deri më 15 prill kur përfundon gjithë dosja e prokurorisë që ka nisur prej 3 prillit, zyrtarisht gjykimi në vitin 2023, t’i dorëzojë edhe materialet e tjera jogojore, provat që i ka e kështu me radhë”.
“Ishte shumë interesant gjatë ditës së djeshme që edhe vet kryegjyqtari Charls Smith e kishte harruar datën kur ka nisur ky proces, aq moti ka nisur edhe pse është shumë intensiv dhe ka shumë dëshmitarë, tha se ka nisur më 15 prill”, u shpreh tutje Mujku.