Pamjet e publikuara gjatë ditës së djeshme tregojnë qartë se si tre edukatoret e kishin rrahur 3 vjeçarin ditën e premte.
Një qytetare nga Fushë Kosova e cila është shokuar nga rasti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe djali i saj prej disa javësh nuk donte të shkonte në kopsht.
“Para disa dite djali më tha që mësuesja po i rrah po unë si prind nuk i besova. Priami nifar forme si duket se është munduar me atë fjali të tregoj që në kopshtin e tij ushtrohet dhunë”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, shqetësimin e kishte paraqitur edhe tek mësueset. Por, të njëjtat kishin thënë se arsyeja është ndërrimi i mësueseve, andaj fëmiu mund të mos ndihej rehat.
“Sa herë kam shkuar ta marr fëmiun në kopsht vazhdimisht ju kam thënë mësueseve si është e mundur që djali im është qe 1 vit në kopsht dhe po heziton këtë vit të vijë kaq shume”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Djali im Priami hezitonte shume keto jave te shkonte ne Kopsht’ si duket ai eshte traumatizuar derisa ka pare se si Mesueset e malltretojne shokun e tij.
Priami eshte femiu ne kembe I veshur me trenerek me *Spider Man* dhe e shikon me habi Mesuesen derisa e torturojne shokun e tij te klases.
Para disa dite djali me tha qe mesuesja po i rrah po une si prind nuk i besova.Priami nifar forme si duket eshte munduar me ate fjali te tregoj qe ne kopshtin e tij ushtrohet dhune.
Sa here kam shkuar ta marr femiun ne kopsht vazhdimishte ju kam thene Mesueseve si eshte e mundur qe djali im eshte qe 1 vite ne kopsht dhe po heziton kete vit te vije kaq shume.
Ato arsyetoheshin vazhdimishte qe ju kane nderru mesueset.
Primia flet shume bukur dhe eshte nje femije shume intelegjent, djali shume mire e paska raportuar dhunen ne kopshtin e tij por ne si besonim si prinder.
Prinder besoni femijeve tuaj nganjhere sepse sinqeriteti I tyre eshte shume I fuqishem sesa rrenat dhe moskujdesi i Mesueseve.
Nuk di si jam zgjuar kur I kam pare keto video kur afer shohe Djalin tim duke shikuat me habi se si e torturonin shokun e tij.