Edhe drejtori i AKI-së ishte në takimin e Hovenier me Osmanin

Edhe drejtori i AKI-së ishte në takimin e Hovenier me Osmanin

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka marrë pjesë në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe presidenten Vjosa Osmani.

Paraprakisht, ambasadori amerikan u takua me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci në zyrën e Bashkimit Europian në Prishtinë.

Një numër i serbëve u mblodhën këtë mëngjes në komunat veriore. Sipas Policisë së Kosovës, disa prej tyre kanë tentuar të futen në objektet komunale, ndërsa në parandalim, policët kanë përdorur sprej.

Related Articles