Pas deputetëve të LDK-së, Rrezarta Krasniqi e Armend Zemaj, mbledhjen e Komisionit për Energji e ka lëshuar edhe deputetja Duda Balje.
Në Komision ka pasur përplasje mes deputetëve, pasi Armend Muja ka propozuar perjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.
“Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.