Edhe katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Edhe katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka bërë të ditur se deri më tani katër persona të përkatësisë etnike shqiptare kanë aplikuar për statusin e viktimës, që po pretendojnë se janë viktima në rastin e Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton Gazeta Enigma.

“Parashtruesi Viktima-10/05 është i përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendon të jetë viktimë e drejtpërdrejtë, ndalimi i paligjshëm, trajtimi mizor dhe torturat në kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Ai pretendon të ketë vuajtur dëmtime fizike, mendore dhe materiale”, thuhet në njërin prej raporteve për njërin prej aplikantëve.

“Aplikantët Viktima-11/05, Viktima-12/05 dhe Viktima-13/05 janë shqiptare nga përkatësia etnike dhe pretendojnë të jenë viktima indirekte të ndalimit, torturës dhe vrasjes së paligjshmenë kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Të gjitha aplikantët pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor”, thuhet në raportin tjetër për tri viktimat tjera të pretenduara.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ndërkaq i ka rekomanduar Gjykatësit Paraprak që t’i pranojë të katër aplikacionet.

Ndryshe, procedura paragjyqësore në rastin e Salih Mustafës është afër përfundimit.

Specialja dje me anë të një komunikate për media ka konfirmuar se ka caktuar Trupin Gjykues të përbërë prej Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Related Articles