Edhe Krasniqi takohet me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot

Edhe Krasniqi takohet me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, dhe ambasadorin francez Olivier Guerot.

“E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale. E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian.”

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë derisa Krasniqi ka thënë se është e nevojshme që vendi të ecë përpara.

Krasniqi ia ka përmendur edhe votën e PDK’së për Dimal Bashën.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës.”

“E falënderova edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.”

Related Articles