Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, e hodh votën

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, e hodh votën

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit.

Ai ishte shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Rita, por ajo nuk votoi.

Kurti pasi e ka hedhur votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoj të gjithë qytetarët të votojnë.

“Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin e pijës. Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, tha ai.

Related Articles