Edhe Kurti e pret në takim sot presidentin e Maltës

Edhe Kurti e pret në takim sot presidentin e Maltës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në takim presidentin e Maltës, George Vella.

Kështu ka bërë të ditur ZKM përmes një njoftimi

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë nga ora 17:45.

Vella sot është takuar me presidenten Osmani, ndërsa pritet të takohet edhe me kryekuvendarin Konjufca.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 23.10.2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Republikës së Maltës, George Vella.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 17:45

Related Articles