Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj janë krijuar disa radhë të personave që po presin për t’u vaksinuar.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 është duke vazhduar pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në vend.
Sipas MSH-së, dje janë kryer 4229 vaksinime, ndërsa numri total i personave mbi moshën 65 vjeçare në Kosovë ka arritur në 46.097.