Sot, dhjetëra qytetarë serbë janë bashkuar tek fakulteti Filozofik, në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata kanë mbajtur 15 minuta heshtje në shenjë proteste për 15 personat që humbën jetën në Novi Sad, si pasojë e rënies së strehës së jashtme prej betoni në stacionin hekurudhorë.
I pranishëm ishte edhe ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq si dhe lideri i partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq.
Tashmë protesta ka përfunduar, gjersa në fund të protestës qytetarët kanë brohoritur “Vuçiq në burg”.
Ndryshe, sot ka nisur një grevë e përgjithshme në Serbi ku shumica e institucioneve publike dhe private janë bashkuar thirrjeve të studentëve për bojkot.